E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama uron besimtartët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Rama ka zgjedhur të urojë shkurt, përmes një postimi në Facebook ku shkruan: Gëzuar Kurban Bajramin.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në orën 06:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Reklamë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu mbajti një fjalim dhe uroi festën.

Në fjalën e tij, Spahiu theksoi edhe rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës për ata që janë në nevojë.

Sipas tij, sot është një festë e dyfishtë, pasi festa përkon me një ditë të rëndësishme si ajo e xhumasë.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndishme për myslimanët dhe simbolizon sakrificën e njeriut në emër të zotit si dhe ndihmën ndaj personave që nuk kanë mundësi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë