E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama uron besimtarët katolikë: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët

Kreu i qeverisë, Ei Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, të cilët sot festojnë Pashkët.

“Mirëmëngjes, me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”, shkruan Rama.

Reklamë

Besimtarët katolitë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, ditën e ringjalljes së Krishtit një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Shumë qytetarë iu drejtuan katedraleve dhe kishave në mesnatë në qytete të ndryshme të vendit për të kremtuar festën e shenjtë.

Ndërsa sot është dreka e Pashkës. Në tryezën e besimtarëve nuk mungon buka e Pashkës dhe vezët me ngjyrë të kuqe, të cilët më parë janë dërguar në Katedralen Katolike për tu bekuar.

Vezët e pashkëve janë traditë, ato dekorohen me ngjyra të ndryshme dhe figura, që përfaqësojnë simbole të ringjalljes dhe rilindjes.

Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga produktet e kafshëve. Ndërkohë java e Shenjtë nis të dielën e Palmës, vazhdon të Enjten e Premtuar, të Premten e Mirë, dhe në fund, të Dielën e Pashkëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë