Rama uron 29-vjetorin e PS: Kemi humbur dhe fituar, por kurrë s’kemi cenuar interesin kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të premte 29-vjetorin e Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se në këto 29 vite, PS ka fituar dhe humbur zgjedhje, por asnjëherë nuk ka cënuar interesin kombëtar, ndërsa shtoi se gjithmonë ka ditur të ripërtërihet.
Ai ka publikuar edhe një video, që nga fjalimi i Dritëroi Agollit, e deri te pakti me kryedemokratin Lulzim Basha para zgjedhjeve te shkuara.
“Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…”




