E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Politikë

Rama: U lëshuan mijëra diploma pa asnjë vlerë

Gjate firmosjes se marrëveshjes me Agjencinë Britanike per Akreditimin e Universiteteve, Kryeministri Rama e quajti historik bashkëpunimin. Kjo marrëveshje sipas shefit te qeverise, i jep fund nje here e mire kthimit te arsimit ne biznes. Rama tha se qeveritë në të shkuarën e shmangën arsimin dhe se dy vite më parë, Shqipëria kishte numrin më të madh të universiteteve, 8 herë më shumë se Britania. Ky sistem tha Kryeministri, lëshoi me mijëra diploma, për të cilat nuk u ndoq asnjë strategji. Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, do të bëhet nga Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë në Arsim, e njëjta që bën akreditimin institucioneve të arsimit të lartë edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë