Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat bashkë me presidentin turk Rexhep Erdogan.
Ai u ndal edhe te lufta në Palestinë, ku shprehu pikëpamjet që e ndajnë me Erdogan, megjithatë theksoi të drejtën e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ajo që ndodh përditë në Gaza është një tragjedi me proporcione kolosale. Ne bashkëndajmë me Erdogan vlerësime të njëjta lidhur me agresionion rus në Ukrainë dhe të drejtën e pamohueshme të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij. Por në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm, sepse duke qenë të vendosur për këtë marrëdhënie kundër terrorizmit. Për ne terrori, në çdo formë dhe në çdo pamje është i patolerueshëm.
Për ne Hamasi dhe çsdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurt dhe aksush nuk duhet të vërë në pikëpyetje ekzistencën e tyre”, tha Rama. /vizionplus.tv