E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama tregon objektivin: Do vaksinojmë të gjithë Shqipërinë deri në pranverën e ardhshme

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek procesi i vaksinimit, për të cilin theksoi se do të fuqizohet përmes marrëveshjeve.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se objektivi për të vaksinuar të gjithë popullatën, do të përfundojë në pranverën e ardhshme.

“Me procesin e vaksinimit që do të vazhdojë të intensifikohet falë disa marrëveshjeve që kemi në proces. Jam i bindur që ne do ta bëjmë këtë sezon turistik më të lehtë. Mbetemi të bindur dhe optimist dhe objektivi për të përfunduar të gjithë vaksinimin në pranverën e ardhshme, është i arritshëm dhe ne do ia dalim që ta realizojmë.”

Më shumë video

Reklamë