Politikë
Rama tjetër takim me studentët korçarë, optimistë për zgjidhjen e problematikave

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me studentë përfaqesues të Universitetit të Korcës.
Ishte kërkesa e vetë studentëve për të zhvilluar një takim me kryeministrin pasi e konsideruan të pamjaftueshëm përfaqësimin e tyre vetëm përmes studentëve ekselentë.
Reklamë
Grupi përfaqësues i studentëve i shoqëruar edhe nga rektori i universitetit Ali Jashari diskutuan disa nga shqetësimet e tyre të bëra të njohura edhe më parë. Në përfundim të takimit ata u shprehën optimistë për zgjidhjen e situatës
Studentët theksuan se kishin gjetur mbeshtetjen e plote te kryeministrit për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave të tyre.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




