Subscribe

Kryeministri Rama leshoi nje tjeter paralajmerim te forte per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar .

Ai tha se qeveria eshte e vendosur per ti shkuar deri ne fund luftes me ate qe e quajti organizata kriminale brenda sistemit te drejtesise.

Sipas Rames, paketa ligjore  “anti KCK” do të vendosë me shpatula pas murit të gjithë ata që u burojnë të ardhurat nga krimi.

 

2020 është përcaktuar si një vit kyc për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet një përparim i madh rrënjësor në pallatin e drejtësisë. Por koha e nevojshme për të vënë në funksion të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër dhe në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot vettingun e i janë bashkuar motos KÇK duke dhënë vendime skandaloze e në cënim të sigurisë kombëtare për këtë ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore duke e kolauduar edhe me BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. dhe paralelisht do vemë me shpatulla pas muri cdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin.

 

Duke u ndalur tek vetingu ne policise kryeministri theksoi se ky eshte process I domodoshem per ta bere me efikase luften ndaj krimit.

Rama I bëri këto deklarata në 107 vjetorin e policisë së shtetit. Shefi I qeverise pa nga afer ambjentet e reja te repartit RENEA ndersa ndoqi edhe nje demostrim të forcave speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *