E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama “thumbon” sërish Metën: Mëso Ilir se nuk të ka borxh Shqipëria!

Kryeministrit Edi Rama nuk i ‘doli inati” me presidentin Ilir Meta. Ai bëri një tjetër reagim në “Twitter” për situatën që u krijua në Kakavijë dhe për përgjegjësinë që presidenti hodhi tek qeveria.

Reklamë

Rama bëri një krahasim mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Bullgari. Sipas tij, edhe atje radha e makinave ishte e gjatë, por askush nuk fajësoi qeverinë për këtë.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”

Në reagimin e mëparshëm, kreu i qeverisë akuzoi Metën se po shfrytëzon institucionin e Presidencës për interesat e LSI.

Vazhdo të lexosh

Reklamë