Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të thumbojë në distancë ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Nga Berati, ku ishte i pranishëm në një sipërmarrje të bimëve medicinale Rama gjatë batutave të shkëmbyera me pronarin, ka lëshuar mesazhe në drejtim të ish-kryeministrit Berisha.

 

Në momentin e takimit Rama e pyeti pronarin e sipërmarrjes nëse kishte qenë nanjëherë i dënuar dhe nëse ia kishin refuzuar vizën në SHBA apo jo.

 

Batuta këto që sollën edhe njëherë në vëmendje seancnë plenare të së entjes ku Rama gjatë përplasjes me Berishën krahas sharrjeve dhe ofendimeve, tha gjithashtu se ish-kryeministrit SHBA I kishte refuzuar vizën.

 

Me poshte biseda mes Rames dhe pronarit te sipermarrjes:

Edi Rama: Si je bos?

Biznesmeni: Mirë jeni?

Edi Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?

Biznesmeni: Jo, jo nuk kam pasur…Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe…

Edi Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?

Biznesmeni: Nuk kam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *