Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para të rinjve kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar kandidatët për këtë bashki të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, Ardian Muka dhe Luan Hotin.

 

Sipas Ramës, kandidatët rivalë, të cilët do të garojnë përballë Emirajana Sako e PS-së, kanë dalë njëri nga brava dhe tjetri nga vareja.

 

“Ne kemi bërë një takim në Durrës përpara disa kohësh me bërthamën e të rinjve, dhe disa prej fytyrave që kam parë atë pasdite, i shoh përsëri. Më vjen mirë që jeni këtu, në këtë moment kur sëbashku me Ditmirin kemi ardhur të themi dy fjalë me ju,. Kemi ardhur t’i japim besimin edhe Anit. Ditmiri tha disa fjalë për politikën, dhe unë dua të bëj një ilustrim. Sepse gjithmonë është rreziku kur flet për politikën, pasi njerëzit kanë tendencën t’i dëgjojnë me skepticizëm. Sot është një mundësi ta ilustrojmë mundësinë e politikës, dobinë e saj, dhe mundësinë që u japin njerëzit, me faktin që në 6 mars do bëjnë një zgjedhje.

 

Do bëjnë një zgjedhje mes Anit, një profesioniste, një njeriu të provuar si i ri që ka njerzillëkun dhe modestinë të qëndrojë afër njerëzve. Një nënë e re, e cila ka vendosur ta kryejë pjesën aktive këtu në Durrës me dy të tjerë që nuk i njoh, por që janë dy burra. Dy burra që i ka pjellë një sherr. Njëri ka dalë nga bishti i varesë, tjetri nga bishti i bravës. Është e gjatë rruga për t’i rënë andej. Zgjedhja është e qartë, por pse është e rëndësishme. Sepse me Anin ne do vazhdojmë punët që sapo kemi nisur.

 

Unë jam deputet i Durrësit, dhe kam dëshirë që të bëjë sëbashku me Anin dhe të tjerët çdo gjë që është e mundur, të marrë një hov të ri. Jemi duke punuar. Sot që flasim, po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Durrësin dhe Shqipërinë. Porti i ri turistik. Ndër më të mëdhenjtë në mos më i madhi në Mesdhe. Në një pikë që është aty port prej shumë shekujsh. Në një vend ku pak metra më tutje është amfiteatri më i madh që romakët ndërtuan jashtë Romës. Nuk është më e mundur të kryejë funksionin në krahasim me ambicien e zgjerimit. Falë kësaj marrëveshje, po punojmë për portin e ri tregtar të Durrësit. Nga një port i vjetër shumë i padëshirueshëm nga tregtarët detare, të kthehet në një qytet me dy, një port turistik, të një niveli më të lartë të kategorisë së parë. Dhe një port të ri tregtar që të mbulojë nevojat.

 

Nëse njeriu thotë se mua nuk më intereson politika, këtu vë në pikëpyetje këtë gjë. Edhe vareja, edhe brava, e kanë me portin. Njëri thotë do i vëmë varenë e njëri bravën. Njëri do i vejë bravën investimit për të parë se çfarë kalon nga vrima para se të kalojë bravën. Kjo e ndan vota. Nuk do votosh më të mirën. Është votë për qytetin. Imagjinoni Durrësin të mbushur me vajza e djem që vijnë nga anët e botës, me një nivel turizmi më të lartë”, pohoi kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *