Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Burrel dhe zhvilloi një takim me të rinjtë,  ku iu bëri thirrje që mos të qëndrojnë larg politikës.

Ai i fton ata që të përfshihen në politikë dhe mos t’i shmangen asaj.

“Shqipëria e tërë buzëqesh përsëri, siç buzëqeshin sot me mijëra gjyshe dhe gjyshër që kanë bërë vaksinën. Kjo tregon se sa e rëndësishme është që politika të bie në duart e duhura. Ne jemi mësuar se kur flasim për politikën sikur po flasim për një gjë të keqe dhe një për një gjë jo të mirë. Rëndomë mes të rinjve ju dëgjoni shprehjen se është e kotë, politika është e pisët. Por politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kur kanë dalë nga pyjet dhe janë organizuar shtetet për të bërë gjërat që vetëm nuk i bëjnë dot që nga mbrojta e tyre, siguria e brendshme dhe të ndërtojnë infrastrukturën spitale e shkollat me kontributin e tyre. Pa politikën kthehemi në ujqër që hamë njëri tjerrin. Natyrisht që politika ka bërë gjëra të këqija gjatë histories, pasi ajo e ka pjellë edhe fashizmin e  nazizmin, por ka bërë edhe shumë gjera të mira për njerëzimin. Pa politikën kurrë nuk do të kishte marrë fund skllavëria dhe gratë nuk do të kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta”, tha Rama.

Me tej, ai tha se pa politikën, nuk do të ishte sot e mundur kryerja e vaksinimit masiv.

Rama ka përsëritur edhe thirrjen e tij drejtuar emigrantëve shqiptarë që të kthehen dhe të investojnë në agro-turizëm.  Ai theksoi se do t’i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit.

“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *