Subscribe

Kryeministri Edi Rama u drejtoi një thirrje publike shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në censusin që po bëhet në vendin fqinj.

 

Me anë të një videomesazhi, Rama tha se shqiptarët e kanë detyrë ta bëjnë diçka të tillë sepse pa ta nuk ka shtet në Maqedoninë e Veriut.

 

Ai specifikoi se koha që do t’ju duhet, nuk do të jetë më shumë se pesë minuta.

 

“Mjafton të kthejmë kokën pas për të parë se çfarë hapash janë hedhur. Pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë së Veriut. Politika e ditës, ashtu si kudo, si gjithmonë, ju ndan edhe juve. Por asesi nuk duhet t’ju pengojë të shihni identitetin tuaj, identitetin tonë shqiptar, si një kauzë mbi të gjitha kauzat, ndasitë, ujditë dhe partitë, sot është një nga ato momente të jetës tuaj, ku askush prej jush, asnjë i vetëm, nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të popullsisë së shtetit të Maqëdonisë së Veriut. Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh sepse u hoq nga ata që nuk donin t’ju numëronin. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, shyqyr zotit, dhe të dilni në mal, as të merrni lopatën e dilni fushave, madje as të dilni fare nga shtëpia. Por veç të harxhoni pesë minuta, për t’u ulur para kompjuterit dhe për të klikuar adresën, ku të shkruani me krenari emrin e nënës dhe babës tuaj, që ju lindën shqiptarë dhe ju dhanë gjakun. Para se të hani darkë sonte dhe t’ju zërë gjumi duke parë televizor, uluni dhe kryeni betejën tuaj të vogël.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *