E diel, 11 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama thirrje inspektorëve: Mos shkoni fshehurazi tek bizneset sikur po kapni diversantët, racionalizoni vizitat

Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik ndaj punës së inspektorëve që shkojnë për kontroll tek bizneset.

Rama, teksa e cilësoi si një sfidë personale punën e Dashamir Sulës në krye të Inspektoratit, bëri edhe një apel.

Reklamë

Ai kërkoi nga inspektorët që të mos shfaqen krejt papritur në dyert e bizneseve për të shkaktuar traumë dhe irritim tek ta, por t’i lajmërojnë dhe t’i orientojnë drejt rregullimit të faktorëve që duhet.

“Jemi vend shumë i vogël për tu ndarë në shumë pjesë. Kur vjen puna tek objektivat e përbashkëta, të përpiqemi së bashku. Kjo është një sfidë personale, sepse zotëria ca nuk më ka thënë kur ka qenë në Parlament dhe tani të shohim se si do i bëj punët ai.

Reklamë

Disa gjëra t’ia vëmë vetes detyrë dhe ti bëjmë.

Ka ardhur koha që të mos veprojmë në nivelin e inspektimit në befasi a thua se po kapim diversantë, Sipërrmarrja lajmërohet dhe bëhet inspektimi. Qëllimi jonë është të vetkorrigjohen edhe kur janë gabim.

Të racionalizojmë vizitat në dyert e biznesit. Të gjithë janë të kontrollueshëm por nuk mund të sulmohen me ccdo inspektim, por të racionalizohet koha dhe energjia. Krijoni stres dhe rëmujë dhe subjetet mërziten kot. Inspektorët duhet të arrijnë tek risku jo hap derën dhe futu si e ke frigoriferin apo higjenën”, tha Rama./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë