E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Video · Ekonomi

Rama, thirrje biznesit për protesta

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje biznesit te protestoje çdo dite ndaj sistemit te drejtësie, deri ne miratimin e reformës. Ne këtë mënyrë, shefi i qeverise i është përgjigjur shqetësimit te nje sipërmarrësi, i cili ka mbetur peng i procedurave te gjykatave shqiptare. Ne nje takim me përfaqësues te biznesit, lidhur klimën ekonomike ne vend, kryeministri i është kundërvene edhe dhomave te tregtisë. Ai i ka kthyer përgjigje disa prej shqetësimeve te tyre, te cilët janë shprehur se po largohen investitorë te huaj nga vendit për shkak te përkeqësimit te situatës. Pak kohe me pare, Dhoma Gjermane e Tregtisë, ajo Amerikane si dhe Shoqata e Investitorëve te Huaj, u shprehen se klima ekonomike ne vend është përkeqësuar, si pasoje e barrës se taksave, mungesës se shtetit ligjor etj. Ndaj edhe përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar i sugjeroi qeverise te punoje ne 3 drejtime: Ne përmirësimin e tatimeve dhe doganave, ligjet fiskale nuk duhet te ndryshojnë shpesh si dhe te miratohet reforma ne drejtësi.

Më shumë video

Reklamë