E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama tha se nuk do të dorëhiqet, Berisha: Po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë, PD mbështet revoltën historike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar protestat e dhunshme që prej katër ditësh kanë përfshirë vendin tonë. Ai akuzoi qeverinë për shtimin e dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve. Sipas tij, mbi 150 persona janë ndaluar nga Policia.

Ai ngriti gjithashtu akuza për ndërhyrjen e Policisë në konviktet e studentëve gjatë mbrëmjes së kaluar, duke pretenduar se efektivët kanë thyer xhama dhe kanë përdorur spraj ndaj vajzave që ndodheshin aty.

Reklamë

Sipas Berishës, deklaratat e kryeministrit se nuk do të japë dorëheqjen rrezikojnë të thellojnë përplasjet në vend. Kreu i PD-së e cilësoi lëvizjen studentore si një protestë me rëndësi të veçantë dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin.

Berisha: Sot nxënësit janë në greva solidarizimi, revoltë, ndërkohë regjimi i padrinos ka shumëfishuar dhunën dhe terrorin kundër studentëve dhe protestuesve në Tiranë. Janë mbi 150 të ndaluar nga narko-banditët me uniformë, qytetarë pa asnjë lidhje me ndonjë akt të veçantë të paligjshëm. Edi Rama në skenarin e mbylljes së universitetit, dërgoi mbrëmë narko-bandat e tij policë, me mjete dhe automjete policie, për të thyer xhamat, terrorizuar dhe hedhur spraj ndaj vajzave në konvitet e studentëve. Akte këto tipike të diktaturave.

Në fjalën e tij ai shtoi revoltën te mbarë shqiptarët. Deklaroi se nuk jep dorëheqjen. Në këtë mënyrë ai po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë. Partia Demokratike u bën thirrje mbarë qytetarëve të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre këtë lëvizje historike, revoltë historike të studentëve të Tiranës dhe universitetev të vendit. PD u bën thirrje bizneseve të vogla që kanë te kjo parti, partinë e tyre, të gjejnë format dhe të shprehin solidaritetin e tyre të plotë me studentët në protestë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.