Subscribe

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të premte me rastin e “Krishtlindjes” mjekët e Infektivit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se bluzat e bardha do të jenë të parët që do të vaksinohen, ndërsa pohoi se ky proces do të kryhet shumë shpejt.

Ai theksoi se procesi i vaksinimit do të kryhet në stadiumin Air Albania, duke nisur nga java e parë e vitit të ardhshëm.

“Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpresoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh. SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra dhe nuk i thonë shifrat se janë shumë më pak se ç’kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet. Dhe pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi shumë afër edhe me Astra Zeneca. Në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendosen të gjithë ekipet e vaksinimit sepse në mjediset e hapura është më mirë, edhe për të shmangur radhët. Po bëjmë një projekt shumë të bukur që do të jetë gati në javën e parë të janarit.  T’ju imunizojmë juve një herë dhe pastaj hap pas hapi me të gjithë mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë dhe pastaj me të tjerët”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *