Kryeminstri Edi Rama në fjalën e tij përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funskion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE, i këkroi ministres së Bujqësisë dhe Zhllimit Rural, Anila Denaj, pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve.
Në fjalën e tij Rama tha se veprimtatira e AKU duhet pezulluar me urgjencë, dhe menjëherë të gjithë burimet njerëzore të këtij institucioni duhet të kalojnë pranë një komisioni të posaçëm për verifikim.
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë pasi më shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar AKU. Duhet ngritur një komison i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkikmit të atyre inspektorateve duhet të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore. Në komision duhet të jetë pjesë UBT, për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU. AKU është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve, por edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se bën mirë, bën dëm. AKU-ja, ministre duhet nxjerrë urdhri i pezullimit”, tha Rama.