Ata që kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin, nuk do të mund të marrin pjesë në procesin elektoral të prillit.

 

Kjo u konfirmua nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të martë.

 

Ai tha se në këtë mënyrë kanë vepruar edhe vendet e tjera që kanë kaluar një proces zgjedhor në kohë pandemie.

 

“Do të bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë të gjitha vendet e tjera që për ata që janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kjo është gjëja që kanë bërë të gjitha vendet e tjera. Kështu është vepruar. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë. Inkurajuese është që nuk ka patur të dhëna shqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës mbi shëndetin e njerëzve, nuk ka patur rritje të numrit të infeëktimevbe, do të përpiqemi që radha të jetë me respekt për distancën, etj..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *