Subscribe

Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të jetë i hapur. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në nisjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Kreu ynë i qeverisë kërkoi nga dy Ministritë e Brendshme që të punojnë më fort në këtë drejtim.

 

“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databazën e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kundër çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes.”

 

Nga ana tjetër, Edi Rama vlerësoi punën e bërë për funksionimin e zyrës operative të Kosovës në Doganën e Portit të Durrësit. Ai u shpreh se kjo do të thotë se Port i Durrësit shndërrohet edhe në një Port të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *