Subscribe

Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e së shtunës Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile. Ndonëse reshjet e shiu ishin me një intensitet më të madh se dy vite më parë, sipas Rames dëmet e shkaktuara janë më të vogla.

 

Shefi i qeverisë u bëri thirrje emergjencave civile që të marrin masa për reshjet e pritshme të borës.

 

Më herët kryeministri ishte në Pallatin e sportit të Vlorë, ku pa nga afër kushtet ku do të strehohen banorët e evakuuar.

 

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë në zonën e Fushë Krujës. Basha tha se vetëm në këtë zonë janë qindra familje, të cilat kanë nevojë për ndihmë.

 

Basha: Kam ardhur t’ju shoh dhe për të ndërgjegjësuar që t’ju gjenden pranë e t’ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë. Të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.

 

“Edhe atyre njerëzve që kanë bërë sakrificë, ushtarë dhe policë u jam shumë mirënjohës. Se ata janë duke u përballur me rrezikun. I falënderoj nga zemra.”

 

Lideri i opozitës i kërkoi kryeministrit të shkojë pranë njerëzve dhe t’i ndihmojë ata me ushqime, veshje dhe strehim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *