Subscribe

Franca nxit Shqipërinë per realizimin e reformës ne drejtësi, e cila është nje nga kushtet e Bashkimit Europian per anëtarësim. Ne takimin me kryeministrin Edi Rama ne pallatin Elize, presidenti francez Fransua Hollonde vlerësoi se vendi yne është ne rrugën e duhur ne kete proces dhe shprehu angazhimin per t’i dhëne nje orientim domethënës politikave euro-integruese ne raport me Shqipërinë. Ne takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Bushati dhe sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Harlem Désir. Presidenti Hollonde vlerësoi rolin stabilizues te Shqipërisë ne rajon, dhe veçoi punen e qeverise ne luftën kunder radikalizmit fetar, ne kohen kur bota përballet me kërcënimin terrorist. Rritja ekonomike ishte nje tjeter vlerësim i kreut te shtetit francez, qe premtoi se Franca do të ketë rolin e saj ne Shqipëri nëpërmjet investimeve madhore si ai i TAP-IAP. Pas takimit me presidentin Hollonde kryeministri Rama me bashkëshorten morën  pjese ne ceremoninë e dorëzimit të dekoratës me te larte nga shteti francez, atë te “Komandantit të Legjionit të Nderit”, shkrimtarit te njohur Ismail Kadare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *