Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim këtë të mërkurë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov. Si kryesues i OSBE, Rama e ndali theksin tek konfliktet në rajon. Ai pohoi se siguria rajonale nuk po kalon ditë të mira dhe për këtë arsye bëri thirrje që të dialogohet më shumë.

 

“Jetojmë në një kohë turbulente dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është e brishtë, kërcënimet transnacionale po bëhen komplekse dhe njerëzit po vuajnë dhe mendoj se nga vuajtja e njerëzve, ne çdo ditë duhet të motivohemi sa më shumë të mundemi për të shtyrë përpara dialogun dhe bashkëpunimin dhe përpjekje të besueshme për të plotësuar detyrimet tona ndërkombëtare. Unë e di se Rusia është pjesëmarrëse kyçe në formatet negociuese për të adresuar konfliktet dhe vij këtu me besimin se ju dhe vendi juaj i shkëlqyer do të përdorë ndikimin në këto formate për të ecur përpara sa më shumë të jetë e mundur drejt paqes së nevojshme.”

 

Kryeministri u shpreh shpresëplotë se gjërat do të bëhen më mirë dhe se konfliktet do të sheshohen.

 

“OSBE është themeluar 45 vite më parë, parimet për integritetin territorial, sovranitetin, të drejtat e njeriut, liritë mbeten aq aktuale sa ishin që ditën e parë dhe vendoja e sigurisë mendoj se do të përpiqemi të gjithë të bëjmë më shumë dhe le të shpresojmë që më e mira do të vijë. Ju falenderoj sërish për mikpritjen tuaj dhe për mundësinë. E mbyll fjalën time duke ju thënë se sa i shokuar isha kur vizitova zonën e konfliktit në Nombas dhe sa e dhimbsme ishte të shihje njerëzit të vuanin në mosha të ndryshme nga gjithë zona duke u përpjekur të mbijetonin. Në emër të këtyre njerëzve unë i bëj apel gjithësecilit të bëjmë më të mirën duke përfshirë edhe veten si ndërmjetësues.”

 

Ndërsa ministri Lavov, në të njëjtën linjë me Edi Ramën, theksoi se zgjidhja e vetme për këtë situatë është dialogu.

 

“Jemi të gëzuar t’ju presim ju dhe delegacionin tuaj në kryeqytetin rus. Ne e vlerësojmë konsultimin tuaj me federatën ruse në kryesimin e OSBE nga ana juaj për vitin 2020. Nevojitet të them se situtata në çështjet globale është e ndërlikuar dhe kjo ka ndikim në OSBE. Fatkeqësisht sfida kryesore e OSBE në këto momente është përballja me retorikat kontrontuese dhe ajo çfarë duhet bërë në këtë situatë është luftimi i polemikave dhe hapja e rrugës drejt dialogut.”

 

Sergej Lavrov e cilësoi pozitiv faktin që kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht që do të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për të luftuar polemikat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *