Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot aktorin e njohur Leonardo Di Caprio në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgou, Skoci.

Rama ka publikuar një foto ku shfaqet duke diskutuar me Di Caprion. Kryeministri bën me dije se temë diskutimi mes tyre është mbrojtja e Vjosës.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, shkruan Rama bashkëngjitur fotos.

Kujtojmë se aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka mbështetur protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë lumit Vjos. Kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori DiCaprio mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *