E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takon biznesmenin turk: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me Canturk Alagöz, pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac.

 

Në takimin me të, kreu i qeverisë tha se u diskutua për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

 

“I nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë