E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takohet me Pence

Kryeministri Edi Rama është takuar me zv/presidentin amerikan, në samitin e Kartës së Adriatikut ne Podgoricë. Ne rrjetin social facebook shefi i qeverise ka postuar nje video nga ky takim.

 

Ne Mal te Zi me zëvendës presidentin Majk Pens dhe liderët e rajonit tone. Zëvendës shefi i shtëpisë se bardhe nënvizoi fort interesin e Shteteve te Bashkuara per te forcuar bashkëpunimin mes vendeve shkruan Rama. Në takim i pranishëm ka qenë edhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

 

Reklamë

Më herët kryeministri është takuar me krerët e qeverive dhe shteteve të rajonit. Në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Rama ka diskutuar mbi zhvillimet në rajon, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të tyre.

 

Po ashtu, Rama është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë kroat Adrej Plenkoviç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë