E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takim me Tsipras të premten, diskutohen temat e nxehta Shqipëri-Greqi

epa06743544 Albanian Prime Minister Edi Rama (L) speaks with Greek Prime Minister Alexis Tsipras during a round table discussion at an informal European Union (EU) summit with Western Balkans countries at the National Palace of Culture in Sofia, Bulgaria, 17 May 2018. EU leaders will discuss European future for Western Balkans, and the response to President Trump's policies on trade and Iran. EPA/VIRGINIA MAYO / POOL

Dubrovniku do të bashkojë nesër në një takim kokë më kokë kryeminstrin Edi  Rama dhe homologun e tij grek, Alexis Tsipras në kuadër të samitit të 8-të të vendeve të Europës qëndrore, asaj juglindore si dhe Kinës, të njohur si iniciativa 16+1.

Marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm pas deklaratës së kryeministrit grek në samitin e Bukureshtit I cili u shpreh pesimist për perspektivën europiane të vendit tonë, duke nënkuptuar kështu se Greqia nuk do ta mbështesë Shqipërinë si pasojë e disa veprimeve që cënojnë pronat e minoritetit grek.

Më herët burime për Vizion Plus kanë konsideruar hyrjen ne fuqi te ligjit për kadastrën dhe agjencisë se re te pronës si “mollën e sherrit”.

Megjithatë nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga qeveritë përkatëse që do të hidhte dritë mbi natyrën e vërtetë të problemit.

Sipas axhendës, takimi mes dy kryeministrave do të nisë nesër në orën 10:00, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një deklaratë për mediat.

Pritshmëritë janë të larta për rezultate pozitive mbi bisedimet që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE si dhe zgjidhjen e cështjeve të mbetura pezull mes Tiranës dhe Athinës.

Vazhdo të lexosh