Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Shqipëri.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka dhënë dhe një tjetër mesazh për presidentin Ilir Meta, për mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj.

 

Rama theksoi se Presidenti vijoi edhe këtë herë më avazin e vjetër të mos dekretimin e ministrave.

 

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu, gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, që nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”.

Duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të shtetit, Rama tha se Gent Cakaj nuk është shprehur asnjeherë për korrigjimin e kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

I ashpër u tregua shefi i qeverisë edhe me bashkimin europian per qasjen e Brukseit në raport me Kosovën, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që qytetarët të lëvizin sa më shpejte te lire. Rama e qaujti tarifen 100 % nje klithmë qe tregon se vendi eshte lene ne izolim

 

Kryeministri tha se Shqiperia ndodhet perpara nje sfide te veshtire pasi pret hapjen e negociatave në qershor. Ai u shpreh i bindur ne nje vendimarrje pozitive të Bashkimit Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *