Subscribe

Në Shkodër ku inspektoi nga afër punimet e disa investimeve në infrastrukturë dhe shërbime, kryeministri Edi Rama ka folur edhe tenderat e zhvilluara gjatë qeverisjes së PD dhe LSI.

 

Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.

 

Gjatë inspektimit të By-Passit të Shkodrës, Rama nuk ka kursyer as ironinë as ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi.

 

Që të ketë besueshmëri kryetarja e Bashkisë këtu se nuk dua të bëj polemika me atë, por është e pamundur ti shmangësh  lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj që shqetësohet duke parë atë Zimbabve që ka lënë në hyrje dhe pasi ta pastrojë atë dhe të japë një provë që syri i saj sheh dhe shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit për të parë të ardhmen atëherë mund ta diskutojmë.

 

Më pas Rama është  takuar me fermerët në Fishtë të Lezhës ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Më herët kreu i ekzekutivit u ka premtuar banorëve të Malësisë së Madhe se në fundin e Tetorit do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm kjo fale ndërtimit te ujësjellësit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *