Subscribe

Ndërsa të gjitha formacionet politike kanë nisur betejën për 25 prillin rruga e Edi Ramës është e qartë; krahasimi mes asaj që kanë bërë demokratët në pushtet dhe socialistët në 7 vitet e fundit. Nga Durrësi i cili është qyteti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se procesi i rindërtimit do të vihet në rrezik nëse opozita kthehet në pushtet.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kush do të marrë shtëpinë e re apo apartamentin e ri vitin që vjen, nëse kjo punë ndërpritet këtu e nëse iu jepet mundësia të marrin stafetën.”

 

Nga zona e Porto Romanos Rama i është kundërpërgjigjur liderit të opozitës Basha për çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se financimi i tyre nuk do të ndërpritet.

 

“Si t’ia bëjmë ne që t’i ndërpresim këto punë, si ajo mrekulli që është bërë në Sharrë, apo Elbasanin, që përveç metalurgjikut kishte dhe malet me plehra, dhe themi s’ka problem, se kemi Covidin.”

 

Rama ka ironizuar takimet e kreut të PD një ditë më parë në Ishëm të Durrësit.

 

“Vjen në Durrës shkon takon drejtuesit e PD që bëjnë si viktima dhe ata lekët në fakt i kanë marrë. Luli është në një fazë ku përton të fshehë edhe gjurmët.”

 

Kritikat më të forta kryeministri Rama i ka rezervuar për presidentin Ilir Meta e kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, duke paralajmëruar se koalicion me LSI nuk do të ketë.

 

“Mos t’i gënjejë mendja ata që do votojnë LSI e do kapin PS, mund të kapin Lulin, nuk ka kthim pas.”

 

Rama u ka bërë apel qytetarëve që kur të votojnë të kenë parasysh se çdo punë e nisur nga PS do të ndërpritet nëse koalicioni opozitar vjen në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *