E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama sulmon opozitën nga Fieri: Duan të bëhen gjarpër në këmbët e shqiptarëve

Në përmbyllje të fushatës së tij në Fier, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë synimin për të fituar 11 mandate në këtë qark.

Kreu i qeverisë sulmoi edhe opozitën, për të cilën tha se përpjekjet e saj për “t’u bërë gjarpër në këmbët e shqiptarëve” do të marrin fund në 25 prill.

Reklamë

Më tej, ai u zotua se PS do të ngjisë Shqipërinë në majën më të lartë.

“Vendi ynë është bekuar nga Zoti. Do ta ngjisim Shqipërinë në majën që Zoti e ka bekuar se duhet të jetë. Brenda makinave të Bashës janë ata që duan të hapin bingot prapë këtu. Rruga e shkurtër të nxjerrë gjatë. Është orvatja e tyre e fundit për t’u bërë gjarpër në këmbët e shqiptarëve, për të na tërhequr këmbët poshtë, por ne duhet të ngjitemi lart me çdo kusht. Do të ecim përpara me forcën tonë të karakterit. Ju bëni 11 mandate e ne do bëjmë 1000 punë”, u shpreh Rama.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë