Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se Bashkimi Evropian ka prezantuar një masë të re për shtetasit shqiptarë që duan të lëvizin drejt vendeve të zonës Shengen.

 

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë theksoi se nuk bëhet fjalë për rikthim të vizave, por për një aplikim online nga banorët e vendeve që s’kanë nevojë për vizë. Ai theksoi se është një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

 

“Ka që më 2016 që flitet, s’bëhet fjalë për kthim pas. Është një sistem sigurie në BE, për të gjitha shtetet joanëtare të BE, qytetarët duan të hyjnë në BE dhe s’kanë nevojë për vizë. Jemi në një shoqëri që s’ka të sharë, me amerikanët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi ETIAS, duhet se para të nisen për në BE të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi s’është për vizë. Ti bën aplikimin dhe merr |PO| nëse je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. S’ka lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale, për personat që s’kanë lidhje me terrorizmin a ku di unë se ça.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *