Subscribe

Me argumentin se ftesa për bashkëpunim me Lulzim Bashën është keqkuptuar si një ftesë për bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama sqaroi se Partia Socialiste nuk do të krijojë koalicion me asnjë parti, pasi fitorja është e sigurt.

 

Dora e bashkëpunimit me Lulzim Bashën tha Edi Rama është për krijimin e një klime më të mirë politike, ku çdo e re dhe i ri që kërkon të angazhohet të mos përballet me politikën e baltës.

 

“Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota. Thirrja është për ta bërë politikën t’i ngjajë sado pak në mos shumë shqiptarëve, përballë tërmetit, pandemisë rrezikut dhe natyrisht që shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që vinin njësoj nga brenda, por politika do të bëjë që bashkimi mos të vijë nga vuajtja apo nga halli, por është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njërzit mos të kenë frikë të hyjnë.”

 

 

Si në çdo takim elektoral, edhe në këtë me gratë e Tiranës, është gjithnjë një qytetar që thërret “Rama Ik” dhe që kryeministrit i jep shkas për të folur për Partinë Demokratike.

 

 “Ja doli po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në viti 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjtë koncept. Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina dhe bori por është ajo makina e agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. Rama ik thotë ai. e bukura e këtyre që thonë Rama ik është se ikin vetëm pastaj me vrap. Këta janë hudhrat tona.”

 

Me pretendimin se vota për opozitën është për ta kthyer Shqipërinë në vitin 1997, kryesocialisti tha se Rrapush Xhaferri i 2021 është Lulzim Basha me premtimet e tij.

 

“Rrapushi ka trajtën e Lulzim Bashës. Është natyrisht më i qetë se Rrapushi, është më i vështirë për t’u marrë vesh, por është rikthyer për t’u bërë shqiptarëve të njëjtin test, testin e atij mallkimi, që shqiptarët i ka ndjekur dhe kapur në disa momente, kur të lodhur e të zhgënjyer, kanë vajtur nga pas. Si mundet sot të ketë njerëz, që t’i dorëzohen stresit, lodhjes, mërzisë, pakënaqësisë, dhe të shkojnë pas një Rrapushi e të besojnë se ato që ai thotë, mund të bëhen. Dhe kush i thotë? Ai që kur shkoi për të marrë Bashkinë e Tiranës, shkonte te furrat e bukës e ju thoshte më shihni në sy, dhe kapte bukën e thoshte se do të ulë çmimin e bukës.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *