Kryeministri Edi Rama vlerësoi se përmes projektit të Skavicës, Shqipëria do të kthehet në një fuqi eksportuese të energjisë. Gjatë një komunikimi me gazetarët me fokus energjinë, Rama deklaroi se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të ndihmojë vendin tonë të kursejë.

 

“Kemi edhe nënshkrimin e marrëveshjes me SHBA për Skavicën që do të mundësojë të mos shkojë më asnjë pikë ujë për prodhimin e energjisë dhe do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë dhe do të na japë mundësi të kursejmë.”

 

Kreu i qeverisë foli edhe për nisjen e transmetimit 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama tha se ka edhe një projekt për linjën e interkonjuksionit të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *