E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Shqipëria pret për herë të parë takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit

Shqipëria do të presë takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Eventi pritet të mbahet në pranverën e vitit 2024, ndërsa lajmi bëhet me dije nga kryeministri, Edi Rama. Ai shkruan se bëhet fjalë për një moment historik dhe shkrimit i bashkangjit pamje të atraksioneve turistike shqiptare.

 

Reklamë

“Mirëmëngjes  dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan ai.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë