Rama: Shqipëria mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027
Shqipëria do të mirëpresë në vitin 2027 Kongresin Botëror të Ligjit. Lajmi u bë i ditur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ditën e sotme ishte i pranishëm në tyrezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi.
Rama: Një kërkesë ndjese sepse kemi një udhëtim për jashtë dhe më duhet të largohem. Ju kërkoj shumë ndjesë, por është një moment i rëndësishëm sepse duhet të marrin konfirmimin e një aktiviteti me shumë vlerë për Shqipërinë. Shqipëria është bërë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit, në 2027. Prandaj, duhet të shkojmë ta marrim këtë gjë.
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave më 29 janar ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2025, për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e këtij Kongresi.
“Më propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave vendosi: “Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për pagimin e kuotës për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027 në Tiranë”.
Fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM./vizionplus.tv




