Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të integrohet më parë se vendet e Rajonit në BE. Dhe kjo gjë sipas kryeministrit do të arrihet  falë punës që ka bërë administrata shtetërore deri më tani.

Shqipëria mund tja dalë objektivit të anëtarësimit më parë se gjithë të tjerët në rajon falë kësaj administrate. Nuk e ekzagjeroj nëse u kërkoj të gjithëve ta shikoni veten si lojtarët e ekipit kombëtar. Pavarësisht se kjo është skuadër shumë e madhe nuk ndeshet me kindështar në sytë e të gjithë popullit shqiptar dhe nuk vishet njësoj, secili prej jush mbartin të njëjtin mision që mbart çdo lojtar të ekipit tonë kombëtar”, tha Rama.

Teksa e krahasoi administratën shtetërore me ekipin e kombëtares shqiptare, kryeministri tha se qëllimi nuk është për kualifikimin në Europian, por fitoren e të ardhmes së Shqipërisë.

“Kjo skuadër kombetare nuk do fitojë as nëj ndeshje futbolli, as kualifikimet ëpr europian, por do fitojë të ardhmen e Shqipërisë. Ky është fakt, jo retorikë. Unë e di që të flasësh me zë të lartë për patriotizëm dhe misionin e punës në politikë apo në shërbimin publik, shumëkujt i tingëllon si diçka për tu tallur e përçmuar. Unë nuk kam asnjë frikë nga kjo. E vërteta është që sot në këtë kontekst historik dhe në këtë përpjekje të madhe, në të gjithë hapat e procesit të anëtarësimit në BE, të jesh pjesë e administratës nuk është thjesht të jesh pjesë e një misioni publik, por do të thotë të jesh pjesë i një misioni historik kombëtar që vjen një herë në jetë dhe nuk përsëritet në jetë të tjera”, tha Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *