Subscribe

Kryeministri Rama ka shfrytëzuar seancen e posaçme për problemet e qytetareve, për të shpjeguar nismen per nje amnisti te pergjithshme mbi paratë dhe pasurinë e vendosur deri tani.

Shefi I qeverise I ka kerkuar parlamentit te mbeshtese kete inisiative e cila kerkon 84 vota per tu miratuar

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Amnistia është domosdoshmëri për tu dhënë të gjithë shqiptarëve, që kanë punuar dhe jetuar në emigracion apo në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar ato që nuk i kanë deklaruar, duke i futur në bankat e vendit.

 

Nga ana tjeter kryeministri ka shpjeguar se jo te gjithe do te perfitojne nga kjo amnisti.

 

Por ata që i kanë paratë nga krimi janë të paamnistueshëm, ashtu si të ardhurat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të rrethit të tyre familjar dhe atyre drejtuesve që janë subjekt i deklarimit të pasurisë.

 

 

Nga foltorja e parlamentit kryeministri edi rama iu drejtua qytetareve ne lidhje me koronavirusin, duke iu bere apel qe te kene kujdes se pari nga media.

 

 

E dhena e fundit zyrtare lidhur me vdekshmerine e personave te prekur ka rene nga 3 ne 2.3% pra vetem keta kane humbur jeten 97.7% e perballojne. Kjo eshte e rendesishme se po te shohim infodemine lajmet per te vdekurit jane me shume se lajmet per te sheruarit por realiteti eshte krejt ndryshe, nese hyn ne kanalet e informimit pa masken e vetedijes.

 

 

Shefi I qeverise ka vënë ne dukje se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe ministria e Shëndetesise është gati të perballoje cdo situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *