Rama tha se deri në Kongres do të largohen të gjithë ata drejtues që nuk do të përmbushin detyrat e tyre gjatë këtyre muajve.

 

Ai tha se Asambleja nuk do të jetë më një Teatër pas prej shumë vitesh nuk janë zbatuar të gjitha detyrat.

 

Rama pohoi se njerëzit kanë nevojë për një parti të lagjes, rrugës dhe njerëzve dhe jo një parti televiziori.

 

Rama tha se ai vetë nuk pranon që qeveria të jetë më e keqja e vogël e vendit.
Rama premtoi nga ky moment e tutje administrata shteterore do te hapet per te gjithe ata qe kane mbaruar Universitetin me 9 dhe 10 apo edhe per ata studente te cilet po e mbarojne tani shkollen me keto rezultate.

 

 

” Nuk ka me shanse qe te zgjedhurit e kesaj mazhorance te nderhyje per te futur ne pune me mik, miqte dhe familjaret e vet. PS nuk mund te kthehet ne opozite per shkak te motrave, xhaxhallareve e kusherinjve të të zgjedhurve tanë. Nuk do te kete me konkurse per ata qe kane mbaruar me 9 apo 10. Kush ka keto rezultate do te zgjedhi vendin qe nga Ministria e deri tek drejtorite. PS nuk mund te sillet si force uzurpatore e institucioneve, hipotekat, Aluizmit etj.., kjo nuk mund te vazhdoje dhe nuk ka shanse te vazhdoje. Kete gje e beme me mesuesit dhe ne 2017 ata na votuan me shume se kushdo tjeter. Nuk na intereson se per ke votojne njerezit, majtas apo djathtas, ata qe kane mbaruar me nota tge mira do te jene ne pune. PS eshte partia dhe qeveria e gjithe shqiptareve.”

 

 

Por krahas kësaj deklarate kryeministri nuk nguroi të thumbonte opozitën.

Sipas tij mungesa e opozitës në Kuvend është një rrezik për objektivat e qeverisë.

Gjatë bërjes së bilanceve të qeverisë në Asamble, Rama tha se fjalët e tij për bashkëpunim me opozitën kanë rënë në vesh të shurdhët.

 

Duke u ndalur tek disa nga arritjet e qeverise gjate ketyre viteve Rama deklaroi se 11 mijë biznese në vend paguajnë 3 herë më pak TVSH se më parë.

 

Ai shtoi se Shqipëria është I vetmi vend në rajon, ku 91% e bizneseve paguajnë taksë 5%.

 

Duke u ndalur tek punësimi, Rama deklaroi se 213 mijë veta janë punësuar në sektorë të ndryshëm duke filluar nga 2014.

 

Kreu i qeverisë pohoi se gjatë këtyre viteve leku është forcuar ndërsa konsumi në vend është rritur.

 

Ai njoftoi gjithashtu se duke filluar nga 1 janari nuk do të ketë më taksa për imputet bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *