Subscribe

Trenjakët e parë për vitin 2019 erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.  Ashtu sic ishte premtuar ata përfituan çekun e  bebes prej 120 mijë lekë të reja secili.

 

Ishte vete kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që i dorëzoi prindërve të fëmijëve cekun.

 

Edi Rama

 “Me këtë rast sqaruam atë py​etjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot”.

 

 

Nga fillimi i viti janë 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes. Qeveria vendosi shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.

 

Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë.

 

Ndërsa tani prindërit kanë mundëso ti regjistrojnë fëmijët e porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar edhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *