Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi ishte sot në familjen e Shahin Bashës në Hoxharë, e cila u përmbyt gjatë shirave të fundit.

 

Kryeministri Rama u shpreh se shkatërrimi nga përmbytja i ka lënë vendin normalitetit falë solidaritetit, nga momenti i parë deri në dëmshpërblimin e plotë nga qeveria.

 

Shefi i qeverise, ka diskutuar me familjarët për problemet që ka kjo zonë. Ata u shprehën se pastrami i kanaleve ka qenë një problem i madh ndërsa tashmë kanalet janë pastruar.

 

Kryeministri u shpreh se nëse do të ishte punuar këto 25 vite ashtu siç duhej tashmë nuk do të ishin më këto probleme për pastrimin e kanaleve dhe për ndërtimin e rrugëve.

 

“Ishim në Cakran dhe ishin bërë vetëm 3 legalizime për 8 vite. Kur legalizimi kthehet në kapital që mund ta shfrytëzosh për të zgjeruar fermën, e lë kolateral për kredi, apo bashkohesh me të tjerë dhe bën diçka më të madhe”, u shpreh Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *