E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shkarkon të gjithë krerët e PS/ Riorganizim total në prag të zgjedhjeve vendore të 2023

Ky muaj do të jetë shumë intensive sa I takon zhvillimeve brenda Partisë Socialiste.

Kongresi I PS që do të mbahet në 9 prill, pritet të vendose ndërprerjen e mandatit për kreret aktuale të PS në degët e rretheve, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen  në javët e para të majit.

 

Me këtë lëvizje Rama synon ti hapet rruga riorganizimit të partisë dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Kongresit të ditës së shtunë do ti paraprije mbledhja e Asamblese së Përgjithshme të PS që do të zhvillohet ditën e mërkure, mbledhje në të cilën do të përcaktohet e e gjithë axhenda e Kongresit.

Vazhdo të lexosh