Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaron se opozitën nuk e ndalon të protestojë në 6 dhjetor qeveria por organizatorët e samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Për shkak të masave të jashtëzakonshme të sigurisë të cilat nuk i përcakton vendi pritës, në këtë rast Shqipëria, por strukturat e sigurisë të BE-së, kreu i qeverisë tha se askush nuk mund të vë në rrezik zhvillimin e samitit dhe prezencën e liderëve të Evropës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Këtë samit e organizon Këshilli Europian, nuk e organizon Shqipëria. Shqipëria është mbështetëse dhe është mikpritëse e këtij samiti. Këto pastaj, historitë e 1912 që vazhdojnë dhe tirren, këto janë çështje që për fat të keq, ne nuk i shmangim dot, por nga ana tjetër nuk mund ta marrin dot peng as Shqipërinë dhe aq më pak një samit të këtyre përmasave. Kështu që kjo nuk është çështje palësh që tërhiqen ose nuk tërhiqen, ky nuk është një vendim i qeverisë shqiptare. Këtu hyn në fushë siguria e samitit dhe garantimi i gjithë masave të kërkuara të sigurisë për të gjithë liderët dhe delegacioneve të mbarë Europës. Çfarë lidhje ka kjo këtu me Mujin dhe me Halilin

 

Për akuzat e opozitës se Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve është i përfshirë në dosjen hetimore për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan dhe për ketë ekzistonin përgjime që më pas u fshinë me urdhër gjykate, Edi Rama kërkoi fakte.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë. Unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestish i jam vënë në dispozicion vetëm të vërtetës. Për të marrë nëpër gojë njerëz e për të zhgërryer figura njerëzish e për të baltosur emra njerëzish e për ta katandisur në pamjen virtuale këtë vend sikur është një kënetë ku të gjithë janë të zhgërryer e të ngjyer, ka boll që e bëjnë këtë punë. Unë nuk jam pjesë e kësaj kategorie.

 

Para mediave kryeministri doli për të bërë me dije se nga e premtja e 2 dhjetorit nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për gjithë pensionistët familjet me ndihmë ekonomike dhe tetra e paraplegjikët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *