Subscribe

Ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së tij në Tiranë në kuadër të punimeve të samitit të Brdo-Brijunit refuzoi të flasë për mediat shqiptare, kryeministri Edi Rama ka bere te kundërtën. Në një intervistë për PINK TV Rama është shprehur se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin atë çfarë francezët dhe gjermanët bënë për Evropën.

 

Edi Rama: “Kam menduar gjithmonë dhe unë ende besoj se serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Europën. Unë besoj fuqimisht se ne i detyrohemi brezave të rinj. Ne i detyrohemi themelet e paqes së qëndrueshme dhe mbylljes përfundimtare të konfliktit . Mund të bëjmë shumë që së bashku ta bëjmë një hapësirë më ndryshe brenda rajonit dhe të jetojmë sikur të jetonim në një BE pa kufij. Të sigurohemi që tregtia, bashkëpunimi, investimet, kultura dhe gjithçka tjetër të jetë e lidhur. Ne mund ta bëjmë këtë dhe nuk duhet ta presim momentin që të bëhemi anëtarë të BE-së, por që këtë ta bëjmë në mënyrë paralele”.

 

I pyetur për tezën e “Shqipërisë së madhe” Rama deklaroi se nuk ka asnjë rrezik te ndodhë një gjë e tille.

 

Edi Rama: “Nuk ka Shqipëri të madhe. Ka vetëm një ide të qartë që ne jemi vëllezër të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme dhe që kemi nevojë për bashkim. E shoh si bashkim të rrugës sonë drejt BE dhe nëse ka diçka të madhe, është një BE e madhe”.

 

Gjate intervistes Rama u ndal edhe tek samiti i Berlinit dhe tek debatet për taksen ndaj mallrave serbe. kryeministri sqaroi se Haradinajt nuk i është kërkuar heqja e saj por pezullimi.

 

Edi Rama: “Ka qenë shumë me rëndësi që së bashku Merkel dhe Macron e organizuan këtë samit sepse treguan vëmendje të veçantë dhe vullnet për t’u ripërballur me çështjen e rajonit dhe për t’iu adresuar çështjeve të bashkëpunimit rajonal dhe po ashtu një prej çështjeve më të rëndësishme dhe më komplekse të ditëve të sotme, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Askush, as kancelarja, apo presidenti i Francës nuk ka kërkuar heqjen e tarifës por pezullimin e saj për t’i dhënë mundësi një kapitulli të ri të dialogut. Kjo është shumë e rëndësishme”.

 

I pyetur se çfarë mendonte për mundësinë që homologu i tij holandez Mark Rutte të zgjidhet president i Komisionit Evropian, Rama la te kuptohet se e mbështet kandidaturën e tij. Ndërkohë gazetarja Ksenia Vuçiç rrëfeu për mediat e Beogradit prapaskenat e intervistës me kryeministrin e Shqipërisë. Sipas saj Rama u përpoq te qëndronte gjate gjithë kohës ne rolin e viktimës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *