E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rama: Resorti “San Pietro”, një epokë e re për turizmin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama e cilësoi ndërtimi i resortit turistik “San Pietro” me 5 yje në Gjirin e Lalzit si hapjen një epokë të re për turizmin në Shqipëri.

 

Këto komente kreu i qeverisë i ka bërë gjatë ceremonisë së inaugurimit të këtij resorti turistik, ku ai ishte i pranishëm për të bërë inagurimin e tij.

 

Reklamë

Sipas kryeministrit Rama ardhja e kompanisë prestigjioze spanjolle “Melia Group” por dhe kompani  dhe operatorë të tjerë ndërkombëtarë turistik do ti japë një hov të ri ekonomisë në Shqipëri, duke theksuar se ky kompleks do t’i hapë rrugë edhe tre ose katër kantiereve të tjerë në vend.

 

“Duhet të kemi parasysh”, – theksoi kryeministri Rama është një investim prej rreth 90 milion eurosh. “Me gjithë këto investime”,- vijoi ai, do të përkthehen në punësime por dhe në cilësi shërbimesh për të gjithë zonën dhe më gjerë.

 

Fjalën e plotë të kryeministrit Rama ne ceremonine e inagurimit te resortit “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, qe ndertohet nga kompania “Edil Al” mund ta ndiqni ne videon e mëposhtme:

 

 

Më shumë video

Reklamë