Subscribe

Kryeministri Edi Rama foli si kreu i OSBE në Këshillin e Sigurisë, ku renditi prioritetet që ka për sa kohë mban këtë detyrë. Ai theksoi se parësore për të mbetet të zgjidhet konflikti në Ukrainë e për këtë kërkoi më shumë dialog politik.

 

“Si kreu i OSBE është një ngjarje madhore që shënon një hap të Shqipërisë. Veprimtaria jonë do të mbështetet 3 shtylla. Përpjekjet për të zgjidhur konfliktet mbetet sfida jonë më e madhe. Konflikti në Ukrainë është prioritar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të çuar më para përpjekjet për paqe atje. Ende ka viktima, prandaj ne duhet ta ndalojmë këtë. Duhet vullnet politik dhe unë nuk do të rresht së bëri këtë. Shqipëria do të injektoi një ritëm të ri në rolin e grave në procesin e paqes. E di këtë nga eksperienca në qeverinë time se sa frytdhënëse është kontributi i grave.”

 

Kreu i OSBE shtoi se në fokus do të jenë edhe garantimi i të drejtave të njeriut, liria e shprehjes, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore apo lufta kundër sulmeve kibernetike. Rama deklaroi se në Tiranë do të mbahet edhe një konferencë e nivelit të lartë ku do të diskutohet për korrupsionin që po gërryen themelet e shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *