E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama reagon sërish: Protestat janë një e drejtë, por distancohuni nga dhuna, ose do të përballeni me pasoja financiare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga protesta të zhvilluara në disa vende të Evropës.

Në reagimin e tij, Rama thekson se protesta është një e drejtë demokratike, ndërsa dhunën e cilëson si krim. Ai nënvizon se kjo vijë duhet të ndahet qartë në atë që e përshkruan si një fazë kritike për zhvillimin demokratik të vendit.

Reklamë

Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë durim dhe të mos bien pre e asaj që ai i cilëson si presion nga manipuluesit mediatikë dhe rrjetet sociale.

“Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata”, shkruan Rama, duke paralajmëruar gjithashtu pasoja ligjore dhe financiare për personat që kryejnë akte dhune.

Reklamë

Postimi i plotë:

Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.

Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.

Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.

Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.

Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.