Subscribe

Projekti për të ndërtuar kullën e radhës në Tiranë, prapa teatrit të operas dhe baletit, sipas kryeministrit Rama po përdoret si kauzë politike nga opozita.

 

Në një koment të gjatë në “facebook”, ku u përgjigj për akuzat e hedhura gjatë ditëve të fundit, rama tha se opozitarët po hedhin baltë ndaj çdo investimi të mundshëm, për të sulmuar qeverinë.

 

“U hapën kështu thasët e baltës, marrë turravrap në krahë për të ngritur rreth hurit të gjetur mes vapës së gushtit mullarin e “grabitjes” së radhës, duke ushqyer dëgjues, lexues e thashethemues që kanë ende dëshirë e nge të përtypin baltë nga e thasëve të këtyre hamejve të së shkuarës ” shprehet Rama.

 

Sipas kreut të qeverisë, kulla “Mali i Tiranës” është një projekt që nuk e financon shteti, por mundësohet nga marrëveshja mes pronarëve dhe investitorëve. Falë këtij projekti, vijon Rama, Tirana do të jetë më tërheqëse, ndaj ai është i bindur për t’i shkuar deri në fund ndërtimit të kullës, përtej të gjithë debatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *