Rama reagon ashpër pas incidenteve në Elbasan: Opozita, provokatore deri në fund

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për konfliktin fizik mes kandidatit demokrat për deputet, Luçiano Boci dhe sipërmarrësit, Gjergj Luca. Ndërsa ka prezantuar kandidatët socialistë për zgjedhjet e 25 prillit, lideri i mazhorancës e ka shfrytëzuar këtë episod dhune për të ilustruar diferencën mes dy alternativave dhe dy ekipeve.
“Grushtonte si huligan nje sipermarres, eshte e paimagjinueshme qe te grushtoje nje deputet nje sipermarres, si skuth me shoqerues qe e mbanin. Eshte e pamunudr qe qytetaria e Elbasanit te identifikohet me kete lloj shfaqje te dhunshme.”
Lideri i mazhorancës iu kundërpergjigj edhe akuzave të opozitës për përplasjen gjatë festës së Verës në Elbasan.
“Ne nuk i perdorim njerezit per mitingje, ne nuk perdorim grushtin me sipermarresit, ne nuk krjojme incidente si ai ne Elbasan. E thone pastaj erdhi Rama me kriminele, me cilet kriminele erdha une. Provokatore deri ne fund.”
Kryeministri Rama ka listuar investimet që qeveria socialiste ka realizuar në Elbasan, në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, duke skicuar se çfare ofron rivali politik Basha.
“A e kuptoni që të gjithë këto që janë pjesë e këtij koalicioni janë pengmarrësit, të cilët e kanë të pamundur të qeverisin, pasi secili kërkon copën e vet. Duhet ta çojmë më tutje dhe jo ta kthejmë mbrapa. Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveria, o karriken s’ka. Dash Shehi, Shpëtim Idrzi duan të kthehen në qeveri. Nard Ndoka do të kthehet në qeveri, por ky është më i vlefshmi nga të gjithë këta se na bën të qeshim. Do të jetë qeveria e Monikës, dhe e Ilir Metës.”
Kryeministri Rama ka premtuar që mandati i tretë i socialistëve do të sjellë investime të reja në Elbasan.
Shefi i qeverisë vuri ne dukje se mandat i dytë u perball me dy sfida të medha: tërmeti dhe pandemia, duke premtuar se mandat i tretë do të sjellë përfundimin e projekteve që deri më tani nuk kanë arritur të përmbyllen.




