Subscribe

Ndërsa opozita protestonte para kryeministrisë për largimin e tij nga pushteti Edi Rama ishte në berat.

Shefi i qeverise deklaroi se pavarësisht protestave të opozitës qeveria nuk preket, pasi e drejta për ndryshim i takon vetëm popullit dhe askujt tjetër.

 

“Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq. Në këtë rast cka ndodh, e vetmja pikë dhe gjë që nuk cënohet është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave gjithcka tjetër preket. Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo. Ndër ata që shkojnë në protesta të organizuara për t’u materializura në dhunë, një pjesë janë rrogtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike. Dhe si të thuash janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë, po jo për këdo tjetër, jo” .

 

Rama nuk e fshehur shqetesimin se aksioni i opozites dhe protestat do te kene ndikim ne vendimin e Bashkimit Europin per negociatat.

 

 “U japin argument atyre që nuk duan, që thonë se ju jeni akoma në epokën e gurit politik se nuk keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet nuk e njeh historia. Si djeg mandatin ti, ku shkon? Kush nuk na do thotë, shkoni bëni shtazhin e demokracisë, pastaj pretendoni të futeni në shtëpinë tonë. Është si të shkosh tjetrit në shtëpi dhe ti thuash zakoni im është të ha me dorë dhe jo lugë e pirun. Por do të kalojë dhe nuk do të kalojë pa dëm përsa i përket ekonomisë” .

 

Duke respektuar traditen e krijuar ne takimet e turit “Bashkia qe duam”, Rama nuk i kurseu batutat mne qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *